ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“Shqyhen” dyert e pub-it nga të rinjtë për të dëgjuar himnin e “Aleancës Kuq e Zi”

al3

Të enjten u promovua himni mes mijëra pjesëmarrësish, zbulohet teksti i këngës, javën që vjen del klipi

Ka qenë një festë të rinjsh, ku të gjithë po zbaviteshin nën tingujt e muzikës dhe shoqërinë e njëri-tjetrit. Kryesisht mosha të reja, të cilat i bashkon një pasion, janë pasionantë të lëvizjes “Aleanca kuq e zi”. Këtë të enjte, në “G bar” u promovua himni i kësaj lëvizjeje, teksti dhe muzika e së cilës janë krijuar nga kantautori i njohur, Gjergj Jorgaqi. Kënga këndohet nga Gjergj dhe Xhesi Jorgaqi, Erjon Korini, Lorik Cana dhe Genta Ismajli. Këto figura të rëndësishme publike nuk janë thjesht interpretues të himnit, por edhe idhtarë të fortë të kësaj lëvizjeje për të cilën të flasin me mjaft pasion. Në promovim ishin ftuar rreth një mijë të rinj, por me sa duket, interesi për të qenë pjesë e kësaj feste rinore, ishte shumë më i madh se kaq. Sipas raportimit të gazetares sonë, e cila e ndoqi aktivitetin e “Aleanës kuq e zi”, gjatë gjithë kohës në lokal ia behnin me turma të rinjtë, aq sa në një moment u krijua shumë konfuzion dhe organizatorët u detyruan të mbyllnin dyert, të cilat pothuajse po shqyheshin nga dëshira për të qenë prezent. Gjithsesi, për të gjithë ata që i duan aktivitetet e kësaj lëvizjeje, ka një lajm të mirë. Javës që vjen, do të promovohet klipi i këngës dhe me siguri organizatorët do kenë nxjerrë mësim nga ky aktivitet, në mënyrë që tjetrin ta organizojnë në një ambient më të bollshëm, pasi interesi për të qenë prezent aty është mjaft i madh.

Erjon Korini: Pjesëmarrja ime në AK jopolitike, por një detyrë kombëtare
I pyetur nga gazeta “Panorama” për përfshirjen e tij në këtë lëvizje si dhe njëri prej interpetuesve të himnit, Erjon Korini rrëfen: “Të jesh pjesë e një këngë me nota të theksuara kombëtare, apo të jesh pjesë e “Aleancës kuq e zi”, e cila mbron dhe lufton për të drejtat dhe dinjitetin kombëtar, nuk është të diçka politike, por është thjesht detyrë e çdo shqiptari. Kushdo që do polemizojë këngën apo punën e ‘Aleancës..’, është thjesht antishqiptar.”

Teksti i himnit

Mjaft ti ke duruar nëna ime Shqipëri.
Toka ime e bukur, të adhuroj.
Shekujt ëndrrën tonë s’e ledhatuan
kurrsesi.
Kuq e Zi do të jetë Aleanca për
këtë Shqipëri

Ref: Shqipëria zemra ime, shqipja kuq e zi.
Çdo njeri nga ne tjetër s’ka.
Tjetër fe s’kërkon, vetëm shqiptar

Për çdokënd që ndihet brenda vetes
një shqiptar.
Që nga lashtësia mbijetojmë.
Prej nga Iliria dhe emri Arbëri.
Kuq e Zi do të jetë aleanca për këtë
Shqipëri

Panorama online

4 KOMENTE

ADIL

25/10/2011

arrow

NO COMMENT!!!

Llapijani

26/10/2011

arrow

Jame shume krenar qe me ne fund doli dikushe qe ta mbroje kete popull nga shkatrrimtaret dhe kasapet dhe hajnat qe po e shkretojne kete popull dhe qe dojne ta qojne kete popull ne gremin vetem perpara Aleanca Kuq e Zi se populli do te jet me juve e jo me Sali Berishen,Edi Ramen me Hashim Thaqin apo me LDK te Kosoves por kame nje lutje zgjerohuni me degen e juve edhe ne qytetet e Kosoves se do te keni mjaft njerez qe do te ju perkrahin.

Llapijani

26/10/2011

arrow

Edhe une jame Kuq e Zi jame me juve ju lumt vetem perpara.

Bledi

30/10/2011

arrow

Forca Kuq e Zi zgjedhjet e ardhme ti perzeme harbuat qe na kan zaptuar!!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen