ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“ALEANCA KUQ E ZI” REAGON KUNDËR PRESIDENTIT TADIC

28

Aleanca Kuq e Zi, reagon  në përgjigje të presidentit serb Boris Tadic i cili ka konfirmuar në një konferencë për shtyp nga Beogradi arrestimin e ish-gjeneralit serb Ratko Mlladic të shpallur në kërkim prej vitesh nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnjë. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Serbisë se ky kapitull i luftrave ballkanike nuk mundet të pastrojë emrin serb në këtë mënyrë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Serbia ka shkaktuar me mijëra viktima dhe kurrsesi nuk mund të vendoset shenja e barazisë mes viktimave dhe kriminelëve të luftës. Dorëzimi i një krimineli nuk është fundi i përgjegjësisë.

Presidenti serb Tadic i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të nisë hetim të pavarur për trafikun e organeve në Kosovë sipas raportit të Dick Martit. Aleanca Kuq e Zi e konsideron këtë deklaratë si provokim ndaj autoriteteve të Kosovës pasi vetë Serbia ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të dënuar kriminelët e luftës. Shqiptarët janë viktimat më të prekura nga genocidi serb. Ka ende me mijëra të zhdukur shqiptarë të cilëve nuk u dihen varret dhe Serbia refuzon të tregojë dhe dorëzojë trupat. Aleanca Kuq e Zi i bën apel presidentit Tadic t`u kërkojë falje shqiptarëve.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen