ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“Aleanca Kuq e Zi”, në një deklaratë të papritur për shtyp gjatë të dielës, sulmoi ashpër nismën për ndërtimin e një monumenti të ri kombëtar, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Më parë gjatë javës, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha propozoi një sërë projektesh për kremtimet e mbushjes së një shekulli të Shqipërisë së lirë dhe midis tyre, gjendej edhe propozimi për ngritjen e një monumenti të ri madhështor.

”Një nismë e tillë e qeverisë është me të vërtetë e turpshme”, deklaruan përfaqësues të “Aleancës Kuq e Zi”, në një konferencë për shtyp, rreth mesditës. “Nuk mund të pranojmë që historia të tjerësohet 

Sipas “Aleancës Kuq e Zi”, ngritja e veprës së re në Tiranë apo kudo tjetër, do të përbënte një mungesë respekti ndaj monumentit të vërtetë dhe “të vetëm”, atij që ndodhet që prej 40 vitesh në Vlorë. “Monumenti i pavarësisë është në Vlorë. Ai do të vazhdojë të mbetet dhe të qëndrojë atje, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo forcë që të ketë vetëm një monument pavarësie, që fatmirësisht e kemi”.

3 KOMENTE

1912-2008

20/11/2011

arrow

Historia eshte e patjeterseshme-jam dakord!
Por duhet ta dini se monumentet e kombit jane te tille vetem nese ndjehen prej popullit ,te gjithe popullit!
Une e shoh Monumentin qe aktualisht eshte ne Vlore ,e ju lyp ndjese atyre qe nuk e mendojne si une, por ai monument nuk me flet.
Ta leme menjane stilin komunist,po ne te perveç Ismail Kemal bej Vlores nuk njihen asnji prej ETERVE TE KOMBIT.
ku eshte Gurakuqi?
Ku jane Dom Nikollë Kaçorri, Midhat Frashëri, Mustafa Kruja, Iljaz Vrioni, Pandeli Evangjeli, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra dhe Lef Nosi.
Ashtu si eshte sot monumenti eshte i cunguar.

1912-2008

21/11/2011

arrow

Monumenti i sotem i Pavaresise eshte nji monument shterpe e pa shije.
Nje monument i konceptuar me stilin pa shije “lapidar Komunist” nuk eshte monumenti me te cilen shqiptaret meritojne te kremtojne pavarsine e tyre.
Ajo date historike te 1912-es ku qenia jone komb merr edhe dimensionin shteteror ka nevoje per nje perkujtim serioz e me shije!
Ne monumentin e sotem perveq Ismail Kemal Bey Vlores nuk mund te njohish asnje prej eterve te tjere te kombit.
Nese historiografia komuniste na ka lene nje monument “cung” eshte e drejta e jone te kemi nje monument ne te cilin çdo shqiptare te njihet!

FEDE

24/11/2011

arrow

VLORA NE TERE VITIN 2012 KRYEQYTET I DYTE TE JETE-NE 28 NENDOR -VETEM ATY QEVERIA E PARLAMENTI TE FESTOJ!
MONUMENTE NE CDO QYTET TE DITES SE PAMVARESISE E SKENDERBEUT TE KETE!
NGADO KETU NE ITALI NDESH GARIBALDIN O MIK,O NJERI!
NE NJE ORE NJE NJE DITE TE BEHEMI BASHKE TE GJITHE!

NGA CILI SHESH DO NA PERSHENDESNI ME FLAMURIN TONE-NJE FOTO- NE QE DO JEMI NE QENDER TE MILANOS NE DT 28 ORA 10??JU PRESIM…BETEJA SA KA FILLU…

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen